Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion “blic” në Vlorë gjatë natës së 9 gushtit.

Raportohet se zona e “Ujit të Ftohtë” ishte e mbushur me policë.

Ky operacion kishte në fokus personat e shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë. Në këtë aksion të Forcave RENEA nuk ka marrë pjesë policia e Vlorës.

Mësohet gjithashtu se kontrolle janë kryer edhe në një hotel.