Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për zgjedhjet në Himarë, por sidomos për sulmin që po iu bëhet fshatrave të Bregut, pse votuan për kandidatin e PS, Vangjel Tavo.

“Himara zgjoi shqiptarizmin.

Po i degjoj prej mengjesit te komentojne fitoren e socialistëve në Himarë.
Thone u turr Qeveria (per qeverine e Shqiperise, ketij vendi);
Nderkohe qe se shquan kurre e heshten si peme kur u turr Greqia ne token tone!
Nderkohe kete jave ne Himarë, nuk u turr Qeveria, thjesht u zgjua shqiptaria;
U zgjua dhe i mori përpara, siç e meritonin ne fakt.

Ti degjoj tani t’i turren banoreve te dy njesive administrative shqiptare, sic gjithe Himara në fakt-Vranishtit dhe Lukovës, me shton neverine per keta palo politiqenë; por jo vetem.

T’u thuash lebërve e bregasve se “votojne si ne komunizem”, kur ne fakt nuk kane bere kete, por jane bere bashke si shqiptarë sic ne 1400-en, 1500-en, 1600-en, 1700-en, 1800-en, 1900-en, 1912-en, 1920-en, 1939-en sa here qe Shqipëria ka patur nevoje per liri e pavarësi, eshte fyerje e tmerrshme;
Gjyshi patriot e partizan nga Tërbaçi-fshati qe po sulmohet turpesisht, po rrotullohet ne varr nga fjalet ordinere te nje djali qe kurre se njohu historine plot gjak e sakrifica per Shqipërinë, te fshatit te tij; jane ata leber qe trashegojne nga nje brez ne tjetrin traditën e kuvendeve ku e kur vendoset per Shqipërinë!

E kerkuan vete gjithe kete; Kandiduan per te bere ofiqar-te pare ne Breg e Labëri dhe nje nga 61-udheheqesit ne kete vend, një fashist, te denuar e me borxhe te medha ndaj njerezve te ketij vendi;

I dolen per zot edhe pse u kap ne krim;

Vazhduan ta mbrojne, u kthye ne simbol te antishqiptarizmit;

Mbeshteten nje tjeter sillogjist vorioepirotas, per turp te tyre dolen ne nje podium ku qe shkruar vec greqisht ne nje territor shqiptar, pozuan e folen me mburrje per kriminele qe kane vrare shqiptare ne ato troje e kane djegur fshatra te tere po aty;
Kane tradhtuar mu si soji i tyre historik e kane goje keta te flasin per shqiptarët e Labërisë e Bregut të këtij vendi!

Nje vend i tere eshte krenar se si votoi Borshi, Corraj, Piqerasi, Nivica, Bubari, Shënvasili, Fterra, Qazim Pali, Sasaj.

Si votoi Bolena, Kallarati, Kuçi, Vranishti, Tërbaçi, Qafa e Limit.

Si votoi Himara e tërë.

Ne fund ca fjale per vete, per ne-socialistet: Kur ne kthehemi të luftojmë, fitojmë.

Tani koha te deshmojme se fitojmë duke punuar, sherbyer”, shkruan deputeti socialist.