Vijojnë eksplorimet e agjencive hapësinore në Mars, dhe gjithmonë e më shumë po nxjerrin në dritë fakte të reja, interesante.

Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar një rezervuar me ujë të lëngshëm, thellë në koren e jashtme shkëmbore të planetit të kuq.

Edhe pse më herët është dëshmuar për ujë të ngrirë në polet e tij dhe avull në atmosferë, kjo është hera e parë që uji gjendet aty në formë të lëngshme.

Gjetjet vijnë nga një analizë e të dhënave nga ‘Mars Insight Lander’ i NASA-s, që u dërgua në vitin 2018, dhe u kthye në Tokë në dhjetor 2022.

Landeri mbante një sizmometër, i cili regjistroi rreth 1 mijë e 319 dridhje sizmike për 4 vjet, nga thellësia e planetit.

Duke studiuar ato tërmete, dhe saktësisht se si u drodh sipërfaqja dolën në përfundimin e janë sinjale sizmike të ujit të lëngshëm.

Rezervuari vlerësohet se ndodhet në thellësi rreth 10 deri në 20 km në koren e Marsit.

Studimet tregojnë se në kohët e lashta, kishte lumenj dhe liqene në sipërfaqe, po për tre miliardë vjet ka qenë një shkretëtirë.

Një pjesë e këtij uji u shpërbë në hapësirë kur Marsi humbi atmosferën e tij.