Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se një shkollë tjetër, e rikonstruktuar rrënjësisht do hapë dyert këtë vit shkollor.
Bëhet fjalë për gjimnazin “Isa Boletini” në Vlorë, ku e gjitha është rindërtuar me standardet më të mira. Përbëhet nga 23 klasa të reja, katër laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, ku nuk mungojnë as terrenet sportive apo palestra moderne.
“Mirëmëngjesi dhe me ndryshimin rrënjësor të gjimnazit “Isa Boletini” në Vorë, një tjetër shkollë e re që do të hapë dyert në fillimin e vitit të ri shkollor me standardet më të mira për 350 nxënës dhe mësuesit, me 23 klasa të reja, 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.