Roza foli edhe për njohjen e saj në sheshxhirim me bashkëshortin, regjizorin e njohur Dhimitër Anagnosti.
“Ai mbante syze të errëta, por më dukej gjithmonë sikur shikimin e kishte drejtë meje dhe unë kthehesha. Se atëherë ishte ndryshe, një shikim, një prekje të dukej si gjë e madhe. Ose në kamera kur interpretoja… dhe ndonjëherë kur nuk isha mirë e shihja që ishte i vëmendshmëm.”
Ndër të tjera ajo theksoi se pavarësisht faktit që Dhimitër Anagnosti është një regjizor i njohur, ajo nuk u bë aktore e suksesshme prej tij. Për të marrë pjesë në filma ajo vetë përsëri kalonte audicionet e asaj kohe dëgjonte këshillat e të shoqit duke qenë se ai ishte një njeri shumë kërkues në punë.
“Për mua ai është idhull si bashkëshort, koleg, për mbështetjen e jashtëzakonshme, motivi që më nxiti vazhdimisht për karrierën. Ai ka vlera kombëtare për kontributin e tij,” ka thënë Roza për të shoqin.