Pasi disa ditë me radhë nuk guxonte të përmendte emrin e kompanisë Kurum, e cila është kontraktuesja e shitjes së mbetjeve metalore që ndodhen në portin e Durrësit, sot Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje kompanisë turke.
Kompani, e cila përveç një pjesë t ëish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit, zotëron edhe hidrocentralet e Ulëzës, Shkopetit, si dhe dy të Bistricës. Të cilat i privatizoi qeveria Sali Berishës, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2023.
Aq fort e ka mbrojtur Kurumin Berisha, sa e gjithë seanca në ”Rrugicën e Shpresës” sonte është bërë me këtë temë. Në ekranin përkatës, Berisha e ka nisur protestën duke shfaqur deklaratën e Kurum në monitor.
Mbrojtja e Berishës ndaj Kurum
Ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ato mbetje vijnë nga furnaltat e Kurum. Shqipëria ka furrnalta hekuri, çeliku, kromi, por dhe furra alumini dhe metalesh të tjera. Por këto janë veprimtari legale, këto janë veprimtari të kontrolluara nga të gjitha anët.
Në këto furra shkrihet hekur, shkrihet krom, shkrihet çelik, alumin dhe të tjerë. Dhe këto furra në mënyrë transparente kanë procedurat ku i depozitojnë mbetjet e tyre, të rrezikshme, të parrezikshme, ku i eksportojnë, cili është destinacioni i tyre.
Kjo është një veprimtari dhjetëra vjeçare.
Por ministria e Mjedisit deklaroi dje, se mbetjet i ka eksportuar Kurumi. Sot kjo sipërmarrje e madhe me një aktivitet pothuajse 30 vjeçare në Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.
Pra, ato mbetje thotë Kurumi, nuk kanë lidhje me uzinën, por dokumentacioni është plotësuar sikur janë të Kurumit. Shikoni pra çfarë qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme.
Shikoni se ç’bëjnë. Shikoni se ç’bën Edi Rama për bizneset e tij.
Të dashur miq!
Shikoni se çfarë bën Edi Rama me trafikun që bën me helme dhe toksina.
Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur të jenë të një ndërmarrje private.