Një incident i pazakontë ka ndodhur në këto momente në Ksamil, ku një pushues i zhveshur nga mesi e lart është përplasur dhunshëm me një oficer policie.
Duket se si polici dhe pushuesi zihen me grushta e shkelma a thua se janë personazhe të ndonjë loje Playstation.
Ngjarja ka shkaktuar kaos në plazh, ndërsa polici është përfshirë fizikisht në konflikt, duke përdorur forcë ndaj pushuesit.
Incidenti ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të tjerë, të cilët kanë reaguar me shqetësim ndaj mënyrës se si situata u trajtua.
Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, por pritet që të kryhen hetime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e këtij konflikti.
Dyshohet se konflikti lindi për parkimin e një makine, megjithatë nuk ka ende një ragim zyrtar.
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dhe po vijon kontrollet për kapjen e shtetasit Lilo Mera, 28 vjeç, banues në Ksamil.
28 vjeçari, para dy orësh në Ksamil është konfliktuar me dy efektivë të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Sarandës, duke kundërshtuar dhe dhunuar njërin prej tyre, efektivin A. K 26 vjeç.
Mera nuk ka pranuar të gjobitet për një kundravajtje penale dhe fillimisht i ka marrë nga dora efektivit pajisjen elektronike të gjobave.
Pas kësaj bashkë me vëllanë e tij janë konfliktuar me dy efektivë policie, teksa Lilo Mera ka goditur njërin prej tyre.
Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me automjet për në drejtim të paditur.
Policia e ka identifikuar atë dhe ka nisur operacionin për kapjen e tyre.
Në komisariat mësohet se është arritur të shoqërohet vellai i shtetasit Lilo Mera, për të cilin po kryhen procedurat paraprake, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 28 vjeçarit.