Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha të hënën se në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë samitin e NATO-s. Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës së ambasadorëve, që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë tha para ambasadorëve se diplomacia shqiptare tashmë ka hyrë në një dinamikë të re.
Analisti Frrok Çupi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Special Report” në ABC News, u shpreh sb Shqipëria është një aleate e fuqishme e perëndimit, teksa e quajti samitin e 2027 si një ngjarje të përmasave të mëdha.
Ndër të terja Çupi tha se Shqipëria është një amortizuese e konflikteve në Rajon, si dhe është kthyer në garanci për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Është një ngjarje shumë e madhe. Kjo është një peshë e madhe që i besohet Tiranës, Shqipërisë… është një samit që zhvillohet në një vend aspirant për në BE. Pikërisht në Tiranë ka një vlerë të madhe, në kuptimin e paqes, stabilitetit, besueshmërisë ndaj Shqipërisë. Shqipëria është kthyer në garanci për paqe dhe stabilitet.
Është momenti kur Shqipëria merr vlera shumë të mëdha, nuk ka ngjallur konflikte me fqinjët. E dytë është se është një vend që ka aspiruar drejt perëndimit dhe kulturës së paqes, stabilitetit, zhvillimit dhe paqes. Ky është kulmi i përpjekjeve që ka bërë populli ynë.
Shqipëria mbetet një nga vendet me stabilitet më të madh në rajon. l janë atributet dhe kontributet e Shqipërisë. Lajmi dhe komenti i Ramës se ‘Shqipëria shihet me një sy tjetër’, e kemi të qartë nga mbledhjet e BE-së, NATOS-s në Tiranë.
Jemi në moment kur ndodhemi para faktit që një pjesë e kombit tonë në Kosovë, qeveria është vënë në pikëpyetje nëse do jetë apo jo një aleat i vërtetë i Perëndimit.”, tha analisti.