Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pasi mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev fitoi medaljen e dytë të bronztë, duke mundur rivalin hungarez, Iszmail Muszukajev.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar Dudaev, duke theksuar se ishte një ndeshje fantastike.
“Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e dytë olimpike me një ndeshje fantastike.
Faleminderit kampion!”, ka shkruar Begaj.