Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vitin e ardhshëm vendi i nderit në panairin më të madh në botë të turizmit që mbahet në Berlin.
Lajmi u konfirmua nga Kryeministri Rama, i cili priti në një takim CEO-n e “Messe Berlin”, Mario Tobias dhe drejtoreshën e ITB Berlin, Deborah Rote.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se në takimin ku ishte e pranishme edhe Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro u diskutuan hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit.
Sipas kreut të qeverisë, “Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vendi i nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit”.
Për Ramën pjesëmarrja në këtë panair është një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë Turistike.