Radhë të gjata mjetesh janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë. Mjetet në 2 dhe 3 korsi presin prej gati një ore për të kaluar drejt Maqedonisë.
Sipas të dhënave, në palën maqedonase, e cila është e përbashkët me atë shqiptare, punohet me 3 sportele aktualisht. Ndryshe nga pala shqiptare, e cila gjatë ditës për të shmangur radhët e gjata aplikon procedura të përshpejtuara, pala maqedonase nuk e aplikon diçka të tillë.
Qafë Thana këtë sezon veror ka qenë një nga pikat kufitare me fluksin më të madh të kalimeve, ku vetëm gjatë gushtit kanë hyrë e kanë dalë mbi 300 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe në shumë raste është bërë “makthi” i kalimit për ta.