Kryeministri Edi Rama ka publikuar rastin e tre adoleshentëve anglezë që kanë ardhur të punojnë dhe të pushojnë në vendin tonë.
Tre të rinjtë kanë zgjedhur Himarën për të punuar këtë sezon veror.
“MIRËMËNGJES dhe me këta tre adoleshentë nga Anglia që kanë ardhur të punojnë e pushojnë në Himarë, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.
“Na pëlqen të përjetojmë kultura të reja dhe të takojmë njerëz të rinj, shqiptarët janë shumë të mirë. Mendoj se duhet të vijnë të punojnë në vende të tilla sepse je pranë detit, punon dhe nuk është aspak keq, ndërkohë ti merr para.
Për mua ka qenë përvojë e shkëlqyer, e shijoj edhe plazhin”, thanë djemtë.