Në Berat në këtë sezon veror mund të takosh vizitorë nga e gjithë bota, duke filluar nga vendet e Europës, Azisë e deri tek Australia e largët. Numri i turistëve të huaj në Berat këtë vit ka qenë shumë herë më i lartë se viti që lamë pas.
Qyteti muze, habit turistët e huaj jo vetëm për nga historia dhe kultura, por edhe arkitektura dhe ushqimi tradicional janë disa pika të forta se përse qytetarët e botës duan të njohin historinë e Beratit. Pas Beratit, turistët janë në kërkim të një tjetër vendi për të pushuar, mundësitë janë të shumta sepse në Shqipëri mund të gjesh malin, detin, dhe liqenin brenda pak kilometrave.