Skena dramatike u zhvilluan gjatë një dasme në një kishë në Pirgos , e cila u kthye në një… dramë.

Sipas patrisnews.com, gjatë ceremonisë dhe në momentin kur është dëgjuar “gruaja nuk ka frikë nga burri ”, nusja ka shkelur në këmbë.

Sipas personave të ftuar në dasmë, dhëndri u kthye drejt nuses dhe e goditi në fytyrë. Më pas të afërmit e saj sulmuan dhëndrin dhe misteri u ndërpre.

Gjithmonë me të njëjtat burime, tregojnë se njerëzit kanë vrapuar në panik për të dalë nga kisha, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë.

Në fakt, nuses i ka rënë të fikët, ndërsa një person nga rrethi i saj i ngushtë është dërguar në spital nga tronditja që ka pësuar. Pas asaj që ndodhi, dasma vazhdoi normalisht por me dyer të mbyllura.