Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës, ku u vu re një numër i ulët protestuesish, që zvogëlohen nga protesta në protestë.
Sipas Spahiut, protesta e opozitës tek bashkia mund të ketë edhe qëllim forcimin e Erion Veliajt.
‘Kam 30 vite që kam qenë pjesë e protestave. Kam pasur fatin të rritem në protesta, që nga protestat e dhjetorit. Them që protesta e sotme është më e vogla në historinë e PD-së. Jo vetëm në numër, cilësi, sasi përmbajte është mini protesta më e vogël e çdo shoqate në 34 vite. Edhe partitë e reja i kanë në përmasa më të mëdha. Edhe shoqatat e peshkatarëve, gjuetarëve, taksistët jo e jo. A është e qëllimshme, kjo pastaj duhet analizuar. Mund të ndodh që objektivi të jetë për të forcuar Erion Veliajn.
Disa protesta të dështuar me 50 veta e kanë rritur profilin e Erion Velisë. E forcën kundërshtarin. Është ligj dialektik në politikë. Kauzat e dështuara e forcojnë targetin që je nisur për ta forcuar. Kjo ka ndodhur edhe me Edi Ramën, edhe pse ka pasur disa skandale, është rritur në vota. Mendoj se është e qëllimshme. Nuk ka moral opozita të protestoj para qeverisë, pasi ka në marrëveshje dhe nuk mund të protestojnë’, tha Spahiu.
Më tej Spahiu thekson se opozita nuk ka moral të protestoje para kryeministrisë apo bashkisë së Himarës, pas paktit Berisha Rama dhe më kot proteston para bashkisë së Himarës.
‘Pse protestojnë para bashkisë, kur dje deklaruan që janë vjedhur zgjedhjet në Himarë. Duhet të protestojnë para bashkisë Himarë, apo para kryeministrisë. Askush nuk mund të jap shpjegime. Çlidhje ka protesta e bashkisë kur ti ke bërë zgjedhje në Himarë.’
Sakaq, juristi i bëri thirrje Ramës pasi fitoi bashkinë e Himarës, që të mos e betonizojë atë siç ka bërë Berisha me Shkëmbin e Kavajës.
‘Himara është Shkodra e jugut të Shiqpërisë. I bëj thirrje kryeministrit Rama që mos e betonizoj Himarën dhe Dhërmiun njësoj siç e bëri Berisha Shkëmbin e Kavajës. Strategjitë për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare nuk e mban betonin që ka bregdeti i Adriatikut. Do mbaj përgjegjësi nëse e bën shkëmb e beton jugun e Shqipërisë. E them i shqetësuar. Nëse udhëton sot sa kalon tunelin shikon gjysmën e bregut me kantiere ndërtimi. Është e udhës ti bëjmë thirrje qeverisë, Ramës e Tavos që riviera shqiptare është perla.’