Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, i ka dërguar një letër urimi, Elisa Spiropalit, me rastin e zgjedhjes si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes kësaj letre Grosu ka shprehur vulnetin për të avancuar bashkëpunimin dhe dialogun dypalësh parlamentar. Ndër të tjera, ai thekson se përpjekjet mes dy homologëve do të krijojnë kushtet e nevojshme për zgjerimin e bashkëpunimin parlamentar në të mirë të Moldavisë dhe Shqipërisë.

“Në emër të Parlamentit të Republikës së Moldavisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e sinqerta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare. Përfitoj nga ky rast për të shprehur vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin dhe dialogun dypalësh parlamentar.

Jam i bindur se përpjekjet tona të përbashkëta do të krijojnë kushtet e nevojshme për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar në të mirë të vendeve dhe njerëzve tanë. Duke ju uruar shëndet e prosperitet, ju lutem Shkëlqesi, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë“, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Moldavisë.