Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ka përshëndetur fitoren e medaljes së bronztë nga mundësi që përfaqësoi Shqipërinë në Paris 2024, Chermen Valiev. Spiropali shprehet se kjo ishte një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, duke shtuar se medalja është arritje madhore për sportin shqiptar.
“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar!
Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive. Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”, shkruan kryetarja e parlamentit shqiptrar, Elisa Spiropali.