Edhe pse në kërkim nga policia e Kosovës, reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi vijon që të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ndërsa së fundi ka bërë një bisedë me ndjekëit, ku iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë prind, por e ka theksuar se ky është një hap që kërkon përkushtim.
Një nga pyetjet që i është drejtuar ishte: “Çfarë plani ke për jetën?”. Përgjigjja e Stresit ka qenë me nota humori: “Të bëhem prind, por do punë puna… S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like like avion avion luan luan.”
Duket se Stresi është gati për një kapitull të ri në jetën e tij, ndërkohë që pas ndarjes nga bashkëshortja Kejsi, e cila jetonte në Kanada, reperi nuk është përfolur për ndonjë lidhje tjetër serioze.