Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Londër.
Sipas mediave të huaja mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Leicester Square, një zonë e Londrës qendrore e njohur për turistët.
Lidhur me këtë ngjarje policia britanike ka arrestuar një burrë. Ky shtetas, dyshohet se qëllo me thikë një grua 34-vjeçare dhe një vajzë 11-vjeçare.
Lidhur me këtë ngjarje autoritetet po kryejnë hetime më të thelluara, ndërkohë deri më tani nuk dyshohet të ketë persona të tjerë të përfshirë.
Dy të plagosurat janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori i dyshuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet është shoqëruar në Komisariat.