Nga Mero Baze
Protestuesit e pakët para Bashkisë së Tiranës kanë sulmuar sot fizikisht ekipin olimpik shqiptar të cilët ishin për vizitë në zyrat e Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse në dukje një incident banal, sulmi zbulon qëndrimin zyrtar të opozitës në Shqipëri ndaj ekipit olimpik që i solli Shqipërisë dy medalje.
Ndërsa në vendet e tjera ekipet olimpike priten me festa popullore, në Shqipëri ke frik të dalësh dhe në foto me ta se opozita nuk duron dot që ata I kanë sjellë dy medalje Shqipërisë.
Sulmi është qëndrim zyrtar I PD-së Sali Berishës pasi jo vetëm që nuk ka asnjë distancim nga ai akt, por ka përgëzime në shtypin familjar të Berishës për atë sulm.
Pra protestuesit ndërprenë për disa minuta protestat për Papafingon pa leje të Adriana Kalasë dhe ju turrën ekipit olimpik fizikisht sikur të ishin armiq më të mëdhenj të saj.
Arsyeja është se opozita konsideron se kushdo që i sjell një sukses Shqipërisë largon shanset e saj për të ardhur në pushtet dhe I trajton të gjithë si armiq.
Së dyti, jo vetëm që nuk janë distancuar nga ai akt, por vazhdojnë të bullizojnë sportistët e natyralizuar si shqiptarë, duke I konsideruar medaljet si akte korrupsioni dhe jo merita të politikave të shtetit shqiptarë për thithjen e sportistëve cilësor kundrejt shpërblimeve dhe kushteve të krijuara nga politikat shtetërore.
Kjo tregon në të vërtet se çfarë atë mund të bëjnë për sportin nëse janë në pushtet, duke zhbërë gjithë politikat që kanë sjell një afirmim cilësor të Shqipërisë në sport si në ekipin kombëtar të Futbollit ashtu dhe në lojërat olimpike.
Dhe së fundmi duhet thënë se ky gjest mund te përbëj dhze një rekord botërër. Asnjë opozitë e asnjë vendi nuk ka sulmuar deri më sot ekipin e saj olimpik vetëm se është në opozitë . Nuk di kush I këshillon se kështu fitojnë më shumë pikë, por e sigurt është se ata mund ta amortizonin më mirë suksesin e qeverisë duke përshëndetur ekipin olimpik, se sa duke ju turrur ti rrihnin. Sikur të kishin fuqi ti rrihnin, hajt se po ua falnim, por mund të hanin dhe një dru e pastaj do thoshin na rrahu Erion Veliaj./ Tema