Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i dha dritën jeshile një kërkese për mbështetje ushtarake shtesë për Shërbimin Sekret, një lëvizje kjo që synon forcimin e kapaciteteve të kësaj agjencie për fushatat zgjedhore të kandidatëve për president dhe nënpresident.
Shërbimit Sekret ka kërkuar forcimin e operacioneve mbrojtëse pas incidentit të 13 korrikut në Pensilvani, ku kandidati republikan Donald Trump, ish President i Shteteve të Bashkuara, u qëllua dhe i mbijetoi një tentative ndaj jetës së tij. Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh nuk dha hollësi mbi llojin e ndihmës që do të vihej në dispozicion, por Austin tpohoi se kishte dhënë udhëzime për të planifikuar dhe ofruar mbështetje ndaj Shërbimeve Sekrete në disa vendndodhje, përgjatë fushatës.
Ndihma shtesë përfshin asistencën në logjistikë, transport dhe në komunikim, përgjatë gjithë fushatës zgjedhore. Për masat e sigurisë gjatë tubimit zgjedhor të Trump në Butler të Pensilvanisë u ngritën pikëpyetje, mes shqetësimeve se si i dyshuari ishte në gjendje të hipte në një çati nga ku mund të shihte direkt podiumin ku ai po mbante fjalimin. Shërbimi Sekret u shpreh “i turpëruar” për dështimin në marrjen e masave të sigurisë dhe pas ngjarjes, drejtoresha e tij dha dorëheqjen.