Një vatër zjarri është përhapur sot në Malin Partizan në Berat, raporton për Balkanweb gazetarja Eneida Petova.
Vatra e zjarrit është pikasur gjatë inspektimit të zhvilluar sot përgjatë territorit rreth zonave të mbrojtura nga Drejtoria e MZSh-së Berat. Nga ky inspektim rezultoi se persona ende të paidentfikuar kishin tentuar ti vinin zjarrin Malit Partizan, duke ndezur një vatër zjarri.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrëfikëse bëri të mundur neutralizimin e menjëhershëm të vatrës së zjarrit, duke shmangur një situatë e cila mund të merrte përmasa të mëdha, për shkak të terrenit me pisha e shkurre.