SPAK ka lëshuar 6 urdherarreste në lodhje me një hetim ndërkombëtar për trafik të armëve.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se bëhet fjalë për trafik ndërkombëtare armësh dhe janë sekuestruar një arsenal municionesh. Sakaq mësohet se operacioni është në vijim.

“Bëhet fjalë për një operacion të kryer nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e një grupi kriminal që merrej kryesisht me trafikun ndërkombëtar të armëve. Deri më tani janë lëshuar të paktën 6 urdhërarreste nga SPAK. Është sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh”, raportoi ‘live’ gazetari Vija.