Për të disatin vit radhazi numri pasagjerëve të cilit vinë e largohen përmes aeroportit të Rinasit pëson vetëm rritje.
Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat më të fundit të publikuara prej Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve.
Të dhënat në këtë grafik tregojnë se për periudhën Janar-Gusht 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019 numri pasagjerëve të cilët kanë përdorur aeroportin e Rinasit është rritur me 259.4 %.
Janë disa faktorë të cilët kanë kontribuar në këtë rritje si asnjëherë më parë që kur aeroporti i Rinasit u dha me koncesion privatit.
Krijimi kushteve përmes taksave të reduktuara dhe të mirë-menaxhuara e kanë bërë më tërheqës aeroportin Nënë Tereza dhe kjo solli shtimin e kompanive me kosto të ulët.
Sikurse transformimi total terminalit të pasagjerëve terminal i cili është duke u zgjeruar në pjesën veriore të aeroportit për tu përgjigjur numrit të rritje të udhëtarëve.
Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve e rendit vendon tonë si të parin duke lënë pas jo vetëm vendet e rajonit me një turizëm të konsoliduar por edhe shumë vende në Europë.
Kroacia shënoi një rritje me vetëm 18.2%, Italia fqinje 14.7% Maqedonia e Veriut 19.6 % ndërsa Serbia 32%. Mali i Zi pësoi një rënie të numrit të udhëtarëve përmes aeroportit të Podgoricës me 12.5 %. Ndërsa Kosova ka pësuar një rritje të dukshme me 71.2 %.