Transporti në përgjithësi shihet si nënstrukturë e sektorit te Turizmit, dhe për rrjedhojë i bën këto dy sektorë të ndërthuren dhe afektojnë njëri- tjetrin.
Aviacioni ne term te përgjithshëm është komponent kyç për krijimin e lidhjeve jetike midis zonave me orientim turizmin.
Si çdo kush i përfshirë në këtë sezon mbi situatën e zhvillimit te sektorit te turizmit, nxit te përfshihesh ne gjykimet dhe analizat përkatëse.
Te gjykosh me një “coup d’oeil” nuk është e vështirë, por te vrojtosh dhe analizosh drejte, PO nuk është e lehte.
Disa specialiste te fushës ne analizat e tyre janë prirur te shpjegojnë zhvillimin aktual te turizmit si nje foto statike pa dinamiken dhe projektimit, gati gati si nje qellim “për se”. Por dua ta theksoj se nga analizat e tyre dalin ne pah dhe shume elemente bazikë qe na lejojnë te kuptojmë spektrin dhe tipologjinë e sinoptikes se turizmit si industri dhe pikërisht :
– Diversiteti i produktit,
– Nevoja per zgjerim te kapaciteteve akomoduese,
– % e inventarit te shfrytezimit ose jo te ketyre kapaciteteve,
– Nevoja ne vazhdimësi e përmirësimit te infrastrukturës dhe faciliteteve,
– Tipologjia e Turizmit,
– Qasja miqësore ndaj ambientit,
– Burimet njerëzore te nevojshme,
– Eco turizmi etj.
Të gjithë analizat, me tendence pozitive qofte dhe negative kontribojne ne kuptimin e konceptit te strukturës te turizmit dhe diversitetit te produktit ne territorin gjeo- politik te Shqiperise dhe pikërisht :
– Turizmi Alternativ, me objektiv udhëtime ne zona te qeta dhe admirim te pamjeve te “egra” te natyrës qe zhvillohet dhe karakterizohet nga përfshirja e banoreve lokale.
– Turizmi i Aventurës, i mbartur me jo pak risqe te mara përsipër nga vete individet qe e konsumojnë kte lloj sipërmarrje.
– Turizmi Masiv, me karakteristike grupe te mëdha, me programe te parafiksuara ku mund te përfshihen admirues te muzikës, ” zhurmave” dhe zbavitjeve si qellim ne vetvete.
Nga investigimet e bëra është konstatuar se ne disa zona te tipologjisë se klasifikimit me siper jane konstatuar rritje çmimesh ne hoteleri dhe restorante përfshirë dhe shërbime te lidhura me to, kjo krahasuar me nje vit me pare ku boomi i ardhjes se turisteve te huaj ishte “i paparashikueshëm”
Ne teori, siç te gjithë e dimë se çmimi për një produkt apo shërbim është ai mekanizëm qe përputh apo gati përputh kërkesën me ofertën.
Hotelet, restorantet, apo çdo lloj aktiviteti tregtar kane si qellim te pare te ofrojne kapacitetet, dhe ato ti shesin ne atë mase sa te gjenerojnë nivel adekuat te fitimit.
Problemi qëndron se çfarë ata konsiderojnë “një profit adeguat”? Ne afat te shkurtër, te mesëm apo te gjate? Pa dashur te jap leksion, dua te theksoj se rritja e kërkesës dhe përshtatja e saj me ofertën nuk varet vetëm nga oferta e tyre.
Janë disa kontributorë ne këtë fushe ku çdo aktor luan rolin e tij te tilla si:
Administrata qendrore,
Administrata lokale,
Investitori publik/ privat,
Manaxhimi i aeroporteve,
Roli i kompanive low- cost
Administrata qendrore nëpërmjet strukturave te saj ka arritur te ç ‘bllokojë monopolet ne transportin ndërkombëtar, si atë ajror, rrugor dhe detar.
Ka vendosur nje Sistem me Procese dhe Procedura te inkorporuara ne vendim- marrje për sektorin e turizmit.
Energjia, uji i pijshëm, menaxhimi i mbetjeve, transporti i brendshëm ne mos te arrira janë përshtatur dukshëm.
Aeroportet kane përshtatur politikat e tyre ne funksion te kërkesave ne rritje te kompanive low’ cost per te rritur numrin e turisteve/ udhëtareve.
Thënë sa me sipër sektori privat i hotelerive, restoranteve nuk duhet te aplikojnë mentalitetin “take it or leave it”. E kundërta ndodh teorikisht, rritja e volumit ul kostot dhe siguron kthimin mbrapsht te kapitalit te investuar. Ata duhet te reflektojnë ne objektivat dhe afatet qe kane ne mendjet e tyre.
Ata duhet te marrin parasysh se burimi kryesor i kërkesës vjen nga transporti me kosto te lire dhe te marrin parasysh tipin e përdoruesit te këtyre transportueseve.
Duke ju referuar titullit te artikullit, dua te ndalem ne rolin qe do te luaje Aeroporti i Vlores ne kte zone te “veçante” gjeo- politike.
Studiues te huaj i referohen si zone te “influencave” te një aeroportit radiusi prej 70 – 100 km.
Ky radius qe përfshin Zonën rreth aeroportit, ne veri zona nga derdhja e lumejve Vjosa dhe Semani, dhe ne jug duke prekur Zvernecin, e me tej Vlora, Rradhima, Ishulli i Sazanit, Palasa, Drimadhes, Dhermi, Livadh, Borsh, Lukove Sarande e Ksamil se bashku me Hinterlandin e tyre do ta DIVERSIFIKOJE dhe do japi karakteristika interesante te veçanta te tipologjisë se turizmit.
Aeroporti i Vlores, si nje “Perpetual Motion Machine” (makine me gjenerim te përhershëm) se bashku me Tunelin e Llogorasë do te afirmoje statuse te veçanta te ketyre zonave si zona te nje Turizmi Elitar Ekselent, te tilla si zona Palase , Drimadhes, Dhermi, Gjiret ne Ksamil, Manastir, Cape Merlin ku çmimet e Hotel/ Restoranteve nuk do te jene ” sensitive” ne afektimin e turisteve. Çdo kujt mundet mos ti vije mire sa them, por ky eshte gjykim personal manaxherial, jo kuantitativ.
Evolimi i turizmit ne zona si Livadhe ku parashikohen ndërtime Hotele 4 – 5 yje, Himare, Borsh, Lukove dhe Hinterlandet e tyre pasi te jene te kualifikuara do na japin një produkt miks, masiv dhe elitar nen nocionin e 3 S- ve ” Sun, Sand and Sea.
Indikatorët KPI, KPA do shërbejnë ne fund te fundit t’na japin nje ide se çfarë duhet përmirësuar nga “pësimi është mësim”. Shqipëria ka DIVERSITET turizmi. Thënia e Avokat Ngjeles se kur ne plazhe dhe Malesi ka humor dhe jete te shpenguar, ka ardhmëri me ndryshime cilësore.
Uroj qe ky artikull te këtë shërbyer si “provokim” debati dhe te këtë dhënë mesazhin se sa me te detajuar ta bëjmë nje aktivitet aq me lehte behet analiza e produktit.