Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, konkretisht në lagjen “Ahmet Haxhia”. • Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elis Roshkodol, i cili është qëlluar me armë në një lokal.
Policia gjatë kontrollit në trupin e viktimës ka gjetur një armë tip pistoletë dhe një fishek në folje gati për qitje. • Autori pasi e ka vrarë është larguar nga vendngjarja me këmbë. Nga ana tjetër, shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.
Viktima Elis Roshkodol nuk është person i panjohur për autoritetet vendase apo të huaja. • Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë.
Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë.
Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. • 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. • Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.