Kryeministri Edi Rama thotë se do të garantohet vija bregdetare e lirë për pushuesit pavarësisht plazheve nëse janë privatë apo jo.

Në lidhje me sezonin turistik, kreu i qeverisë tha se ka pasur një rritje me 150 përqind të turistëve të rinj në krahasim me vjet.

Rama: Rreth 150 përqind është rritja mes turistëve të rinj dhe të vjetër. Në vende të caktuar, Palasa, Ksamili, ka pasur një kërcim të çmimeve. Por kjo është cështje e tregut në fund fare. Do të vendosim një tjetër kriter për tërheqjen e çadrave private. Do u zvogëlohet numri, por duan të vejnë çmime të larta, le ti vendosi,. Ne duam të garantojmë që vija e parë është e publikut. Nuk kemi për ta lënë kështu… Ka dhe plazhe të vogla, por gjithmonë do vendim një kriter që vija e parë ëhstë e lirë. Do të vendosim një kriter tjetër për kontributin që duhet të japë çdo operator për bashkitë. Nuk është vetëm tarifa e krevatit. Do luftojmë informalitetin më shumë. Po të shohim doganat, rritja e mallrave të konsumit është shumë e madhe. Po bëjmë një sistem që e kemi nisur prej kohësh për gjurmimin e xhiros.

I pasigurt që Vangjeli do të ndikojë më shumë. Në fund të ditës operatorët duhet ta kuptojnë, ajo që ia merr qytetit, ia fsheh. Nuk të ndihmon të rrisësh cilësinë e ofertës tënde, nëse qyteti nuk i ka ato lekë për ta bërë më bukur. Më bukur të gjitën. Të ketë më shumë prurje kënaqësi. Turizmi është i vështirë, është konkurrencë.