Ilir Meta u rikthye dy ditë në Tiranë, duke braktisur malet dhe lumenjtë, për të akuzuar Edi Ramën dhe Altin Dumanin se i kanë bllokuar llogaritë e partisë. Por nuk ka qendruar shumë në Tiranë.
Këtë të shtunë ka marrë sërish malet. Ai është shfaqur në Berat, ku është hedhur nga një shkëmb.
“Përshëndetje të gjithëve nga “Syri i Kaltër” i Beratit, Sineci!
Çfarë mrekullie, freskie dhe kaltërsie”, shkruan Ilir Meta, ndërsa ka postuar videon e mëposhtme.