Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në Bushat të bashkisë Vau Dejës.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.

Sakaq, mësohet se në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Ndërkohë, blutë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al