Mediat rumune kanë zbuluar dhe një lidhje të Elis Rroshkodolit me këngëtarin e madh italian Al Bano Carrisi. “Cancan” shkruan se Elis Rroshkodoli më herët quhej Elis Shkoza, por pas shpalljes së tij në kërkim nga policia, e ka ndryshuar mbiemrin, në mënyrë që t’i shpëtonte prangosjes.
Vëllai i tij është Anxhelo Shkoza, një këngëtar shqiptar që ka një studio në Itali, Romë ku bashkëpunon me artistë të ndryshëm.
Një prej tyre ka qenë dhe Jasmina, vajza e Carrisit, e cila ka bashkëpunuar me Shkozën në një projekt muzikor.
“Njeriu që goditi me thikë shefin në Nuba dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano. Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike. Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Al Bano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industry,”- shkruan “Cancan”.
Elis Rroshkodoli u vra sot në Shkodër në një atentat mafioz, teksa konsumonte kafen në restorantin “Klubi i Gjuetarit”. Ai ishte një person me precedent penalë dhe ishte arrestuar në Belgjikë si pjesë e një gurpi grabitësish, në vitin 2013.
Autoritetet rumune e kishin shpallur në kërkim pasi plagosi me armë zjarri pronarin e lokalit “Nuba” në Bukuresht një vit më parë.