Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar pa fitores së Vangjel Tavos në zgjedhjet vendore të Bashkisë së Himarës. Rama ka zgjedhur të shprehë urimin e tij nëpërmjet një video të veçantë, ndërsa thekson se u arrit një fitore spektakolare. Ndër të tjera nënvizon se qëllimi kryesor mbetet që Himara të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara.

“Mirë mëngjes dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.