Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për Lojërat Olimpike 2024. Veliaj ka ndarë një video në rrjetet sociale teksa hedh në tapet kreun e Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për Lojërat Olimpike 2024. Veliaj ka ndarë një video në rrjetet sociale teksa hedh në tapet kreun e Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni.
Veliaj e falënderon Sahitin për punën dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë medalje.
“Sukseset kanë esencën e traditës, faleminderit kuksianit të palodhur Sahit Prizreni, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, për gjithë dedikimin dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë dhe mundjes suksese Historike”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë që dy mundësit, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev kanë siguruar dy medalje të bronzta për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.