Avokatja Adriana Kalaja, e njohur për protestat për lirimin e Sali Berishës që akuzohet për korrupsion, është përfshirë sot në një incident që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Kalaja ka parkuar Mercedesin e saj luksoz, që kushton disa dhjetra mijera euro, në mes të rrugës, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët.
Veprimi i saj është kritikuar nga qytetarë dhe kalimtarë që shprehën pakënaqësinë për bllokimin e rrugës, ndërsa disa kanë bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut.
Policia e Tiranës ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi këtë incident, por qytetarët kërkojnë masa ndaj shkeljeve të tilla që cënojnë lirinë e lëvizjes dhe rendin publik.
Kujtojme se Kalaja tentoi te ndertonte pa leje ne pallatin ku jeton, por ishin qytetaret ata qe e denoncuan dhe gjykata mori vendim per prishjen e tij.