Të paktën 20 persona u plagosën pasi një karusel ose ndryshe Rrota e Ferrisit u përfshi nga flakët në Leipzig të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur mbërmjen e 17 gushtit gjatë një festivali muzikor.
Sipas autoriteteve gjermane raportohet se katër persona kanë pësuar djegie të rënda, disa janë plagosur duke u hedhur nga një lartësi e madhe, në tentativë për të lënë rrotën që digjej, ndërsa të shumtë janë ata që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.