Krasta ishte në panel së bashku me këngëtaren Elhaida Dani, Young Zerkën si dhe me Arilena Arën në X-Factor.

Këtë të fundit e ka vënë në një moment në siklet teksa ishin së bashku në spektakël.

Teksa nuk u pajtuan për dy konkurrentë, ai bëri një veprim duke ia vënë stilolapsin në mes të gjoksit.

Videoja është bërë virale gjithandej në mediat shqiptare, pasi nuk pritej ky gjest.

“Po stilolapsin pse aty, ç’pate”, iu drejtua moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura në skenë si dhe te publiku.