Militantët e PD-së bënë sot gafën e radhës, teksa u acaruan dhe përzunë disa turistë që, siç shihen në video, thjesht po kalonin para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit janë acaruar dhe u kanë bëritur turistëve, duke i larguar nga aty.

Të njëjtën gjë bënë edhe javën që shkoi, gjatë tubimit të radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës, protestuesit e PD-së, ofenduan dhe larguan nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike.

01bf7f1e-d764-4cef-bcb8-e789a0a30faf