Pavarësisht shpenzimeve të shumta dhe emrave të njohur që shkojnë në Superligën Turke, dhuna është ende një problem që vështir të zgjidhet.
Ngjarja më e fundit ishte ajo në takimin Goztepe-Fenerbahce, ku u sulmua pikërisht presidenti i gjigandit të Stambollit.
Ali Koç hyri në fushë për të qetësuar situatën mes tifozëve të cilët po përplaseshin në tribuna, e cila më pas doli jashtë kontrollit.
Një tifoz hyri në fushën e lojës dhe e shty në tokë presidentin e Fenerbahces, me këtë të fundit që më pas u godit me një shishe në fytyrë.
U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të normalizohej disi dhe ndeshja të vijonte.
#GÖZvFB #alikoc pic.twitter.com/azHDZD71qE
— Emre İpek🇹🇷 (@emreipek35) August 17, 2024