Një sherr masiv ka ndodhur një natë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e Palasës. Siç shihet dhe në një video të publikuar nga JOQ, disa persona konfliktohen mes tyre, ndërsa një burrë shihet duke u shembur në tokë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona dhe eshte plagosur biznesmeni Artur Koçeku.
Personat e shpallur në kërkim janë një 28-vjeçar nga Tirana, dhe një 49-vjeçar nga Durrësi, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e tyre. Policia nuk bën me dije gjendjen e personit që ka mbetur i plagosur si pasojë e sherrit, ndërkohë që thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në konflikt.
View this post on Instagram