Futbolli anglez nisi sezonin e ri me finalen e Superkupës. Në Wembley të Londrës fitues doli Manchester City, që mundi 7-6 me penallti ‘kushërinjtë’ e Manchester United.

Koha e rregullt e sfidës u mbyll 1-1, me skuadrat që më pas u drejtuan te pika e bardhë e penalltive, aty ku City ishte më i saktë.