Babai i futbollistit spanjoll, Lamine Yamal, u godit disa herë me thikë teksa po shëtiste qenin e tij. Sipas dëshmitarëve, ai u ‘përplas’ me dikë në rrugë dhe dikush i hodhi ujë nga ballkoni i pallatit dhe aty nis një konflikt mes tij dhe disa personave.
Videoja e mëposhtme tregon momentin kur ai debaton me banorët e pallatit. Babai i Yamal, shtyhet disa herë nga një person, indentiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Më pas është policia bashkiake, e cila ndërhyn për të qetësuar situatën