Adriatik Lapaj ishte nga të parët që nxituan të deklaronin se vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec është tentuar të fshihet nga forcat e policisë.
Por përtej populizmit të Lapajt, akuzat rezultuan një fake news.
Kjo video virale tregon se si pretendimet e propagandistit Lapajt janë një lajm krejtësisht i rremë.
Dhe për këtë flasin hetimet: duke filluar nga fakti se autori i dyshuar nuk i kishte vendosur asnjë gjobë viktimës.
Së dyti, nuk kishte fshehje të krimit nga ana e policisë dhe e treta, nuk kishte as vonesë të ambulancës, sikurse provuan hetimet.
Po atëherë për llogari të kujt po e përdor Adriatik Lapaj një të vdekur?
Dukshëm Lapaj është i dërguar nga familja Berisha, pasi përdorin të njëjtat deklarata ku bëjnë politikë me tragjedinë e një familjeje.
Të dy, Berisha e Lapaj përdorin të vdekurit e të pafajshmit për interesat e tyre të ngushta politike.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përsërit natyrshëm retorikën e Berishës në një kohë kur për rastin në fjalë, foli hetimi i strukturave policore./javanews