Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.
Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 34 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 14:00 ishte 28.25 %, shifër kjo rreth 2 % më e lartë se e njëjta orë, në zgjedhjet e mbajtura në 14 maj 2023, kur përballlë garonin Fredi Beleri dhe Jorgo Goro. KQZ njoftoi se kanë votuar 6245 qytetarë me të drejtë vote.