Nis në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se, ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile.
Mbrojtja gjithashtu u shpreh mirënjohje partnerëve evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin!