Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përkujtoi sot 10 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.
Kumbaro u shpreh se, “kjo ditë shtatori përkon me përvjetorin e dhjetë të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, ku pata privilegjin që përulësisht së bashku me skuadrën e Ministrisë së Kulturës të shënjonim në kujtesën e gjithë shqiptarëve altarin e mesazheve të forta të paqes, besimit e shpresës”.
Kumbaro u shpreh se, “në këtë 10 vjetor të vizitës tij në Tiranë, i janë dhuruar Shenjtërisë së Tij simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare, një shishe verë “AMË Kallmet” dhe një plis në tryezën e tij, nga Mrizi i Zanave Agroturizëm, të cilat i janë dorëzuar nga Imzot Arjan Dodaj.
Kumbaro mbyll postimin e saj duke theksuar se, “këto janë simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare”.