2 miliardë euro u futën në ekonominë shqiptare vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, falë bumit turistik.

“8.5 milionë vizitorë të huaj erdhën deri në muajin gusht duke shënuar 20% më shumë se një vit më parë. E shprehur në shifra ekonomike, kemi 23% më shumë të të ardhurave që kanë hyrë në ekonomi nga sektori i turizmit për gjashtë muajt e parë të vitit”, bëri me dije ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në Ditën Botërore të Turizmit, gjatë një konference ndërkombëtare në Tiranë, ministrja Kumbaro shprehu nevojën për bashkëpunim rajonal në këtë fushë, që të ofrohet më e mira për turistin.

“Nuk jemi në konkurrencë dhe në garë me askënd. Nuk e kemi menduar për asnjë moment se si Shqipëria e rrethuar nga gjigantë të turizmit, të hyjë në garë me ta. Ne të gjithë bashkë jemi komplementarë, plotësojmë një hartë turistike. Çdo turist do të marrë maksimumin, do që brenda javës të vizitojë edhe Krocainë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Shqipërinë. Prandaj koordinimi mes nesh është shumë i rëndësishëm dhe i bën mirë sektorit, ekonomisë së vendeve tona, por për t’u kthyer tek tema, i bën mirë paqes edhe prosperitetit në vendet tona”, tha Kumbaro.

Mirela Kumbaro përsëriti se për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Shqipëri, duhet që vendin ta vizitojnë më shumë turistë elitarë, që shpenzojnë shumë, me qëllim që të përfitojë ekonomia shqiptare./vizionplus.tv