Aktori i njohur turk Erkan Petekkaya, këtë verë vendosi që disa ditë pushime t’i kalonte në vendin tonë. Sa në jug të vendit e sa në kryeqytet, aktori nuk ka lënë pa thënë dy fjalë.
Me një video nga rrugët e Tiranës, Erkan Petekkaya thotë se është ndjerë si në shtëpi.
“Ky qytet është aq i mrekullueshëm siç ka edhe njerëzit. U ndjeva si në shtëpi. #tiran #vlora #albania” shkroi aktori në mbishkrimin e postimit.
Disa ditë më parë aktori u pa në Vlorë në shoqërinë e bashkëshortes së tij Didem Petekkaya. Erkan është i njohur për rolet e tij në filmat Beyaz Gelincik (Lulëkuqet e bardha) (2005-07), Sessiz Firtina (Stuhia e heshtur) (2007-08) Öyle Bir Geçer Zaman Ki (“Ndërsa koha kalon”) (2010-12) , Dila Hanim (2012-14) dhe Paramparça (Copa të Thyera) (2014-17).