Një tjetër lajm ndarjeje po qarkullon në rrjet. Kësaj here bëhet fjalë për aktorin e njohur Arben Derhemi dhe bashkëshorten e tij, Iva Korumi. Sipas raportimeve të “Popart”, çifti janë ndarë dhe arsyeja kryesore e këtij divorci ka qenë tradhtia e aktorit. Por asnjë nga detajet e pretenduara nga media nuk është konfirmuar as nga aktori, e as nga bashkëshortja e tij.
Reagimi i vetëm i aktorit për lajmin ka qenë në rrjetet e tij sociale (ku as nuk e pohon dhe as nuk e mohon), por bën një sulm ndaj themeluesit të medias, Popi Kolës.
“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problemekemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime,”-shkruan në rrjetet e tij sociale Derhemi. Ndërkohë që Kola nga ana tjetër, ende nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.