Socialistët nuk kanë ndërmend që të bëjnë asnjë ditë pushim deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në pranverë. Të gjitha strukturat drejtuese, nga Kryesia te deputetët dhe degët lokale janë angazhuar të gjithë në terren, për maksimalizimin e rezultatit, ndërsa kryeministri Edi Rama shpalli dje dhe objektivin e tij për mln vota.
Në kuadër të këtyre takimeve, të premten në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët në qarkun e Elbasanit, ku do të bëhet dhe analiza për zgjedhjet e ardhshme.