Nga Evi Kokalari

Asnje nuk po e ben hero Saljanin. Te pakten baza nuk eshte ndjere. Ata e dine qe ‘Babalja’ ka qene sajese. Kete e di mire dhe Grida Duma, qe dy nete me pare ishte ne gjendje te rende emocionale dhe desh morri me ulerima dhe shkelma ata qe vete i kishte ftuar ne studio, a thua se ata fakire e kishin fajin.

Pervec ‘bashkerrugetares’, qarjet e rradhes i beri Peka tek Syri TV, nje stacion qe eshte kthyer ne nje platforme te paster propagande.

Pervec ketyre te dyve me lart, zhurmen me te madhe e beri Gaz Bardhi. Ky bashke me te denuarin e rradhes, mendojne te theresin protesta masive ane e mbare Shqiperise, por nderkohe harrojne qe Shqiperia nuk mblidhet me per Berishen, pse do mblidhet per nje karakter si Saljanji?

Dhe me e rendesishmja, Saljani vete nuk e ankimoi vendimin, por pranoi burgun. Nese Saljanji ishte kaq i paster dhe jo fajtor, pse e pranoi ta bej nje vit burg? Kush eshte ai i pafajsehm qe i shterojne forcat per te luftuar per te drejtat e tija?

Ne fakt, Saljanji, si dhe vete gjykatesit, e di shume mire qe eshte i fajshem, prandaj mbylli gojen dhe shkoi me kembet e veta ne burg.

Saljani nuk mund te behet hero, sepse baza nuk e honeps dot. Baza e urren sa here e shikon te ulet ne krye te podiumit ne mbedhjet e keshilit kombetar apo te kryesise, sepse kjo baze, i doli ne krahe Berishes qe diten e pare, pa asnje kusht. Kjo baze u plevitos ne 11 Dhjetor ne stadiumin Air Albania, per nje PDje te re, ndryshe dhe larg monstrave qe i kishin mbetur Bashes verdalle, dhe qe ne 18 Dhjetor, bene kuvendin e tyre duke ju dale te gjitheve kunder. Kjo baze desh hengri shkopin e bejsbolli pervec gazit me te cilen Duma, Saljanji, Gaz Bardhi dhe Gjekmarkaj, qe sot i drejtojne ne ‘beteje kunder Rames’, pa ju dridhur qerpiku i helmuan ata. Eshte veshtire per demokratet te harrojne 8 Janarin dhe trajtimin qe morren nga vete PDistat.

Baza nuk eshte ndjere. Fare! Pastor Pano foli, por ky i ka shume borxhe Metes, qe Saljanin donte ta bente Kryeminister, dhe Berishes qe vuri ne fund te listes ata qe kane qene me PD per 33 vjet, dhe i la rradhe djalit te Panos e disa te tjereve, te futen ne keshillin bashkiak te Tiranes, pa asnje merite te tyren. A jane keta vertet ne pozicion per te dhene mend?

Baza e PDse nuk ka mungese inteligjence qe te bejne tifozllik per nje ndotje politike qe vetem probleme i ka sjelle partise. Ne fakt, kur te iki Berisha, kjo PD do mbyll dyert, dhe parti te reja do krijohen, qe dhe pse me 35 vjet vonese, do jene partite e verteta anti-komuniste dhe ato qe do ndertojne nje Shqiperi ndryshe.

Figura si Saljani, Bardhi, Grida, Peka etj, do mbetet elemente komike te nje realiteti te hidhur te vendit.

Demokratet e vertet do triumfojne vetem kur te jene larg ketyre figurave.

https://www.facebook.com/share/p/GYBM4itXpyP2QC7S/?