Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.
Informacionet e para flasin për ekzistencën e një të plagosuri, i cili nuk është gjetur në vendngjarje nga policia, si dhe askush tjetër i përfshirë në ngjarje.
Por pak më vonë, një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se nga një fuoristradë është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar i cili ndodhej në një kafene në vendin e ngjarjes. Duke nisur nga numri i gëzhojave të gjetura, paraprakisht mendohet se është një atentat.
Është sulmuar nga një makinë Jeep dhe u qëllua 7 herë.
Dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. Me gjasa mund të jetë ngatërruar objektivi. I plagosuri a ka qenë në burg për vrasje.
Mësohet se ai quhet Flori është nga veriu i Shqipërisë.